Vodhën energji elektrike duke ndërhyrë në matës, procedohen 11 subjekte private

Vodhën energji elektrike duke ndërhyrë në matës, procedohen 11 subjekte private

15:20, 09/11/2023
A+ Aa A-

Janë proceduar në polici 11 subjekte private që akuzohen se vodhën energji elektrike me linjë të dyte dhe duke ndërhyrë në matës.

Nga kontrollet u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike. Përmes strukturës së posaçme, OSSH-ja për muajin tetor ka rikuperuar 2.2 milionë kilovatë energji elektrike.

Pas inspektimeve të shumta që kanë kryer në muajin tetor, strukturat e kontrollit pranë OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, kanë konstatuar raste të abuzimit me energjinë elektrike në disa zona të vendit. Nga raporti i punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), referuar 1584 kontrolleve të ushtruara në rang vendi, janë zbuluar dhe porceduar në Policinë e Shtetit 11 subjekte private, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike me linjë të dyte ose duke ndërhyrë në matës.

Nga kontrollet u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Përmes strukturës së posaçme, OSSH-ja ka për detyrë kontrollin dhe verifikimin e vazhdueshëm të sistemit të matjes dhe të faturimit dhe, për rrjedhojë, për muajin tetor ka rikuperuar 2.2 milionë kilovatë energji elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco