Dhuna fizike ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, OPGJ e mjekësia ligjore mbulojnë skandalin

Dhuna fizike ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat, OPGJ e mjekësia ligjore mbulojnë skandalin

22:37, 06/11/2023
A+ Aa A-

Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, rasti shkon në Komisaritatin Numër 1 dhe hetohet nga shefi i krimeve Ylli Çako. Ky i fundit ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qarta dhuna. Por ai nuk ka vazhduar me procedurën për arrestimin e personit apo personave që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Mirë.

 E inflirtuara: Unë jam halla e vajzës së dëmtuar. Kopshti vazhdon të jetë i hapur dhe është në punë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Nuk është marrë asnjë masë. Çfarë është bërë të paktën sepse ne nuk dimë asgjë?

Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Materiali është dërguar në prokurori dhe po vazhdon hetimi. Kjo është e gjitha. Unë përsëri po i shikoj, po i hap pamjet filmike.

Në video: Dhuna barbare në kopshtin privat, vajza me këmbë të thyer në spital

Një tjetër provë implikimi është mesazhi që drejtoresha e kopshtit i dërgon babait të vajzës duke e orientuar të takojë shef Yllin për të parë pamjet e kamerave të kopshtit. Por drejtoresha nuk e ka ditur se në ato pamje duket qartë dhuna që edukatore Lina ushtron ndaj 3-vjeçares.

Arben Llangozi, avokat: Policia në rastin aktual, ka mbuluar ngjarjen kriminale të ndodhur në kopshtin në fjalë. Policia ka pasur detyrimin ligjor, sipas nenit 251 të Kodit të Procedurës Penale, të bënte arrestimin e personave përgjegjës, të cilët kanë dhunuar të miturën, shefi i Krimeve e po ashtu edhe Oficeri i Policisë Gjyqësore që kanë ndjekur rastin, kanë detyrimin ligjor që të bëjnë arrestimin e cilitdo person që dënohet për vepra të tilla të rënda dhe me aq sa kontatohet në pamjet filmike, dhuna është evidente dhe Shefi i Komisariatit, Oficeri i Policisë Gjyqësore dhe Shefi i Krimeve kanë pasur detyrim ligjior që të bënin arrestimin në flagrancë, gjë që nuk është bërë dhe me aq prova sa keni ju, gjë që nuk është bërë sepse pasoja, siç e kemi fakt tashmë, është shumë e rëndë për të miturën. Një tjetër shkelje që është bërë nga Komisariati i Policisë Gjyqësore, është edhe mosvendosja e një psikologu. Dhuna ndaj të miturit është në 2 momente, dhunë fizike dhe psikologjike, gjë që shefi nuk e ka marrë parasysh fare dhe e ka trajuar si një rast të rëndomtë në shkelje shumë të rëndë, qoftë morale, qoftë edhe ligjore.

Mjekësia Ligjore është përfshirë në mbulimin e skandalit pasi eksperti nuk ka shkuar akoma të këqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma duke i thënë të atit se duhet ta çonte vajzën tek ai.

Denoncuesi: Bëmë denoncimin, morëm një letër dhe në atë letër, unë duhej të nisesha tek mjeko-ligjori. Unë u nisa tek mjeko-ligjori dhe kur shkova aty, mjeko-ligjori m’u drejtuar që “djalë ti duhet të sjellësh dhe fëmijën këtu sepse kështu e ka rregulli, mjeku jonë bëri vlerësimin dhe më pas lëshon deklaratën e tij”. Unë ju drejtova që “fëmija im është në gjendje shumë kritike dhe unë nuk mund ta sjell për momentin këtu. Atëherë më tha që “nuk kam çfarë të bëj, por ky është rregulli i institucionit”.

Drejtuesit e “Stop” Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj gjatë transmetimit të emisionit kanë drejtuar dhe një apel.

Gentian Zenelaj: Ore, nëse nuk jeni për të hapur kopsht, mos hapni kopsht o njerëz. Hapni byrektore ose lavanteri, nuk jeni për këtë punë ju.

Saimir Kodra: Këto 10 veta, unë e di shumë mirë, siç do e dimë nesër me pamjet filmike se çfarë i ka ndodhur atij fëmije. Ndoshta ka rënë nga krevati, po të ishte kështu, të gjithë këta persona do të ishin të parët se do të jepnin pamjet, por kam përshtypjen që nuk është kjo. Dhe një hall tjetër në të gjithë këtë përgjumje të këtyre instancave, mjeku ligjor që ishte dezhurn, duhet të shkonte atje dhe të shkonte të shikonte fëmijën. A e dini se çfarë ka thënë “ma sillni fëmijën këtu”. Vajza në allçi…

Gentian Zenelaj: Jam kurioz të di se çfarë shkruani për ato që vijnë me 4 plumba në trup dhe thonë se kam rënë nga biçikleta.

Saimir Kodra: Kam një apel shumë shëndetësor për ndonjë spital privat në këtë vend për një trajtim më të specializuar sepse është e pamundur që në një spital traume që nuk deklaruan që vajza ka thyer këmbën dhe procedura të tjera, të kurohet më atje, është e pamundur. Ndoshta me ndërhyrjen e emisionit “Stop” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mund ta kurojnë si “çeço” atje. Megjithatë, një spital privat duhet ta marrë vajzën dhe ta kurojë mirë.

Eksperti mjeko-ligjor, Sabri Hoxha shpjegon procedurën sesi duhet vepruar. Ai thotë se mjeku ligjor e ka detyrim të shkojë të kqyrë gjendjen e vajzës, të kontrollojë kartelat në spital në kohë rekord, për të bërë edhe zbardhjen e saktë të shkakut se nga çfarë i është thyer këmba 3-vjeçares.

Sabri Hoxha: Këto janë procedura rutinë për shkak se mjekët ligjorë, ekspertët, gjithmonë e çdo ditë, pothuajse 1 ose 2 ekspertë janë në Spitalin Ushtarak. Kërkesa nga eksperti mjeko-ligjor në fjalë që vajza e shtuar që të shkojë të ekzaminohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, është e pavend. Mjekësia Ligjore nuk është një organ as policesk, as në shërbim direkt të prokurorisë, është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe ai ka detyrim që jo vetëm të ja bëjë prezente policisë dhe prokurorisë, por ka detyrë për të sqaruar edhe taksapaguesit me një transparencë dhe objektivitet dhe një koherencë që njerëzit nuk kanë pse të ngrejnë dyshime tek puna e Mjekësisë Ligjore. Objektivet dhe transparenca dhe trajtimi i çështjeve në kohë, është ajo që janë ngre vlerën Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra ju drejtohet prindërve të vajzës së dhunuar duke ju thënë se stafi i ”Stop” nuk ka për t’i zhgënjyer dhe do të bëjë maksimumin për të zbardhur ngjarjen.

Saimir Kodra: Ne nuk kemi për të ju zhgënjyer dhe sigurisht do të bëjmë maksimumin që të gjithë këto persona që janë përmendur, në paftyrësinë e tyre për ta fshehur si ngjarje, kanë bërë atë që bënë. Nesër prapë me këtë histori derisa të na sillni pamjet!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco