VIDEO/ Po bënte manovra të rrezikshme me makinë në rrugë, pamjet e aksidentit të rëndë te kryeministria

17:05, 06/11/2023
A+ Aa A-

Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Kryeministrisë, ku mbetën të plagosur dy kalimtarë.

Nga video shihet makina tip ‘Benz’ që vjen me shpejtësi nga kryqëzimi dhe për shkak të manovrës humb kontrollin.

Makina më pas përfundon të trotuar duke thyer një tabelë buzë rruge si dhe duke goditur kalimtarët që po kalonin aty.

Një djalë shihet teksa përfundon disa metra pas nga goditja, ndërsa e plagosur më rëndë ka mbetur edhe një vajzë, e cila ndodhet në gjendje të stabilizuar në spitalin e Traumës.

Një person që shihet të shtrihet në tokë duke vënë duart në kokë, besohet të jetë shoferi 21-vjeçar Jorgaq Thëngjilli, i arrestuar tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco