VIDEO/ Vatër e fuqishme zjarri në pikën e grumbullimit te ish-Metalurgjiku

11:36, 06/11/2023
A+ Aa A-

Vatër e fuqishme zjarri në një pikë të grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit.

Siç shihet nga pamjet, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

Ndërkohë dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të fishekëve në pikën e grumbullimit të skrapit.

Makinat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ndërkohë, paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Edhe herë të tjera në këtë pike të grumbullimit të skrapit ka pasur shpërthime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco