SYRI TV/ U arrestua për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, lihet në burg Elmir Tufa

13:52, 05/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Fierit ka caktuar arrest me burg për 31 vjeçarin, Elmir Tufa, i cili shte shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e regjistruar më 1 shkurt të 2021.

Gjatë senacës avokati i Tufës është shprehur se 31-vjeçari nuk është i përfshirë në vrasje pasi ditën e ngjarjes kane qenë në Gjykatën e Krujës.

Nga SYRI.TV

Arrest me burg është masa e sigurisë e cila u la në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier për Elmir Tufën.

Ky i fundit u arrestua nga forcat operacionale më 2 nëntor në aksin rrugor Fushë- Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të 2021, në fshatin Sheq të Fierit.

31- vjeçari është paraqitur në gjykatë mëngjesin e së dielës nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur  verifikimi i masës se sigurimit.

Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj dhe prokuror Dorian Teliti.   

Gjatë seances personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në Gjykatën e Krujës në një gjykim zevëndësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42- vjeçar. 

Ndërkohe mbi Tufën rëndojne veprat penale “ Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco