'Tempulli'/ Arrestohet 25 vjeçari në Fier, përgatiste dhe shiste doza kanabisi, emri

'Tempulli'/ Arrestohet 25 vjeçari në Fier, përgatiste dhe shiste doza kanabisi, emri

10:18, 04/11/2023
A+ Aa A-

25 vjeçari Fjoralb Hoxhaj, banues në Fier është arrestuar pasi nga kontrolli fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza të lëndës narkotike, kanbasis që i kishte për qëllim shitje, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Materialet i janë kalaur Porkurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë në Fier, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi F.H. 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco