​VIDEO/ Humbi biznesin e tij nga zjarri, kompania ‘SIGMA’ nuk dëmshpërblen pronarin në Kosovë

22:40, 03/11/2023
A+ Aa A-

Më 1 janar të vitit 2023, një zjarr në fabrikën e polisterolit, ‘Al Por’, tronditi Ferizajn. Flakët e rëna në fabrikën e prodhimit në Fshatin e Vjetër shkatërruan biznesin e Ilir Abazit në orët e para të mëngjesit.

Policia doli me komunikatë zyrtare duke sqaruar rastin. ‘Më 1 janar  në orën 00:34 të mëngjesit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimit e polisterolit ‘AL POR’. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin’.

Një denoncim nga pronari i firmës, Ilir Abazi, na bëri të rikthehemi në Kosovë pas 10 muajsh për të folur me të për gjendjen ku ndodhet.

‘Më është djegur fabrika. Po punoja mire vitin e pare dhe më pas ky zjarr më la në vendnumëro. Kompania e sigurimeve ‘Sigma’ erdhi fillimisht dhe më tha se do të merrnim përsipër dëmin, por më pas asgjë.

‘Gjykata e vlerësoi me 134 mijë euro, Sigma vetë me 64 mijë euro, ndërsa oferta e tyre ishte qesharake me vetëm 27 mijë euro. Nuk kam pranuar. Ofertën nuk e kanë bërë zyrtare, vetëm verbale’.

Avokati i Ilirit, Vesel Agushi, tregon se si ka nisur proces ligjor mes klientit te tij dhe kompanisë se sigurimeve SIGMA dhe beson se kompania e sigurimeve në Kosovë është tallur.

Duke mos dashur t’i besojmë vetëm një version të historisë shkojmë me Ilirin në qendrën e kompanisë në Prishtinë dhe përballemi me juristin e tyre, Ali Mahmutin.

Ky i fundit nuk pranon asgjë nga çfarë thotë klienti në takim me të dhe duket se gënjen në përballjen me të. Pas një problemi të qartë mes palëve, duket se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur mbetet Gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco