Moti i keq lë në errësirë 13 fshatra në Maliq

Moti i keq lë në errësirë 13 fshatra në Maliq

20:38, 03/11/2023
A+ Aa A-

Si pasojë e motit të keq, 13 fshatra të njësise administrative Gorë në Bashkinë e Maliqit pa energji elektrike.

Lajmi është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie Nazmi Qose, kur tha se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të shumta shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi.

Fshatrat e njësise administrative Gorë sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.

Për këtë arsye gjithmonë kur ka reshje shiu me erë të fortë, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave ngelen pa energji elektrike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco