Durrës/ Dy qen pitbull me pronar sulmojnë një të moshuar

Durrës/ Dy qen pitbull me pronar sulmojnë një të moshuar

17:37, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një i moshuar është sulmuar sot në Durrës nga dy qen pitbull.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit.

Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., rreth  84 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.

Ndërkohë, menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili deklaron se po vazhdon hetimet për të gjetur pronarin e tyre.

Durrës/Informacion paraprak  

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.

Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore. 

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.  

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco