Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO-SYRI TV/ Vetingu djeg Blerina Muçon! Gjykatëses që u përdor kundër PD, i gjenden 100 mln pa burim!

14:39, 01/11/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së njoftimit të vendimit Muço nuk ishte e pranishme.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua disa ditë më parë, KPK njoftoi se i kishte kaluar Muços barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse dhe atij në banesë, si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua në seancë, rrjedh nga mungesa e vërtetimit të ligjshmërisë së një pjese të të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani.

Procesi i vetingut për gjytaren Muço  u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 kur është emëruar në GJykatën e Beratit dhe prej më shumë se dy dekadash e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.
Për kujtesë, Muçi është gjykatesja që u përdor rëndshëm nga Edi Rama dhe pushteti kundër PD.

Ajo i dha të drejtën e ankimit Enkelejd Alibeajt pa qenë palë në gjyq. 

Vendimi i saj ishte në shkallën e parë pas vendimit të gjykatësit Agron Zhukri. 

Pasi u përdor nga Rilindja për të goditur opozitën e vërtetë, ajo u flak nga vetingu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco