SPAK/ Shtyhet marrja në pyetje e Rakip Sulit, ja arsyeja

SPAK/ Shtyhet marrja në pyetje e Rakip Sulit, ja arsyeja

12:37, 01/11/2023
A+ Aa A-

Është shtyrë procesi i marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli në Prokurorinë e Posaçme.

Kryebashkiaku Rakip Suli do paraqitet në SPAK në datën 6 tetor, ora 11:00. Shkak mësohet se është bërë shkresa që i ka shkuar me vonesë nga ana e policisë.

Marrja në pyetje e tij ishte planifikuar ditën e sotme (1 nëntor) në ambientet e SPAK, po në orën 11:00, ku pritej të jepte shpjegime ne lidhje me një hetim për shpërblimet e tërmetit.

Në datën 11 shtator është depozituar një kallëzim ndaj kryebashkiakut socialist nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco