Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

SYRI TV/ Ryshfet për ndërtim pa leje dhe plazhin e Ksamilit, SPAK arreston dy zyrtarë në Sarandë

12:12, 27/10/2023
A+ Aa A-

Korrupsioni me ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, çon në pranga dy zyrtarë të bashkisë së Sarandës. Ariel Balani dhe Julian Preni, u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi morën ryshfet nga dy biznesmenë për të mos prishur një objekt pa leje si dhe për t`u mundësuar biznesmenëve lejen për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil.

SYRI TV

Një zyrtar i Urbanistikës dhe një inspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, janë arrestuar me kërkesë të SPAK, pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për arkitektin Ariel Balani, me detyrë punonjës i Zyrës së Urbanistikës në bashki dhe inspektorin e IKMT-s Julian Preni, të cilët u kanë kërkuar ryshfet dy biznesmenëve për të lejuar një ndërtim në zonën turistike të Ksamilit.

Sipas SPAK, Ariel Balani, ka kërkuar shumën e 12 mijë eurove nga dy biznesmenë, të cilët kishin një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku kishin ndërtuar një objekt.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësi i Urbanistikës në Sarandë, u ka premtuar dy biznesmenëve, se nëse do t`i jepnin 12 mijë euro, ai do të merrte përsipër ndikimin te Agjencia Kombëtare e Bregdetit për të nxjerrë lejen e shfrytëzimit për plazhin.

Në muajin korrik të vitit 2021, Ariel Balani u ka marrë 6 mijë euro dy biznesmenëve, dhe pjesën tjetër do ta merrte kur të jepej leja e shfrytëzimit.  Por marrëveshja nuk është realizuar,ndërsa punonjësi i Urbanistikës u ka kthyer mbrapsht paratë dy biznesmenëve.

Gjithashtu nga hetimi rezulton se dy biznesmenët kanë pasur probleme edhe në lidhje me një objekt të ndërtuar nga ata në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit.

Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja në vitin 2019 subjekti “F. D.”, është proceduar me masë administrative.

Në muajin mars të vitit 2020 shtetasi Julian Preni. me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë shtetasit  Julian Preni, shumën prej 3000 euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti i shtetasit F. D. është prishur vetëm në datën 7.06.2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco