Drift-i me Jaguar i kushton 40 mijë lekë të riut në Kuçovë

Drift-i me Jaguar i kushton 40 mijë lekë të riut në Kuçovë

11:53, 27/10/2023
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar në Kuçovë u gjobit me 40 mijë lekë dhe u procedua penalisht për prishje të qetësisë publike pasi bëri drift me Jaguar-in e tij. Në një njoftim për mediat policia njoftoi po ashtu edhe sekuestrimin e mjetit luksoz.

“Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovër të rrezikshme (drift) me automjet, në vendin e quajtur “Rotondo te lapidari”, manovër e cila ishte rrezik potencial për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, këtë drejtues automjeti. Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Kuçovë, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, si dhe iu sekuestrua automjeti tip “Jaguar”, me të cilin bëri drift. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua nga shërbimet e Policisë Rrugore, me masë administrative 40 000 lekë”, thuhet në një njoftim të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës së tyre dhe garantimin e sigurisë rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco