Nipi i Rrahman Rrajës kapet me kokainë/ Babai i tij dhunoi barbarisht kushërinjtë Maja

Nipi i Rrahman Rrajës kapet me kokainë/ Babai i tij dhunoi barbarisht kushërinjtë Maja

10:53, 27/10/2023
A+ Aa A-

Sërish telashe për fisin Rraja.

Nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është arrestuar nga Policia e Tiranës.

22-vjeçarit Ariel Rraja iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash.

Mësohet se u riu është djali i Flamur Rrajës, vëllait të ish-deputetit.

Flamur Rraja ishte i përfshirë në sherrin me kushërinjtë Maja.

“Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia.

Kujtojmë se Rraja hoqi dorë nga mandati i deputetit, pas ngjarjes së rëndë në Borizanë, ku familjarë të tij dhunuan barbarisht dy anëtarë të fisit Maja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco