Shqiptari kërcënon mjekun në Greqi: Më opero tani ose ta ngula thikën

Shqiptari kërcënon mjekun në Greqi: Më opero tani ose ta ngula thikën

17:43, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një pacient raportohet se ka kërcënuar mjekun e spitalit “G. Gennimatas” të Selanikut, duke kërkuar përshpejtimin e operacionit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës brenda spitalit, ku pacienti 31-vjeçar ka ardhur për të “caktuar” termin para operacionit. Kur mjeku 45-vjeçar e informoi se takimi i disponueshëm është për vitin e ardhshëm, ai ka nisur kërcënimet ndaj tij, konkretisht për integritetin fizik të fëmijëve të tij.

Në këto rrethana, mjeku ka kontaktuar policinë dhe burri me origjinë shqiptare është arrestuar. Ndaj tij është ngritur procedim penal për kanosje, ndërsa është referuar për gjykim me procedurë spontane në Gjykatën Penale Një anëtarësh të Selanikut. Sipas informacioneve, bëhej fjalë për një operacion ortopedik, pas një operacioni tjetër të mëparshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco