Mbylli dhe rrahu gruan brenda garazhit të një vile bosh, arrestohet shqiptari në Itali

Mbylli dhe rrahu gruan brenda garazhit të një vile bosh, arrestohet shqiptari në Itali

12:02, 23/10/2023
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ai akuzohet se ka mbyllur e dhunuar brenda garazhit të shtëpisë gruan e tij. Today Cronaca shkruan se ishte e reja ajo e cila arriti të denoncojë në polici rastin të Dielën.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Madadaloni në qytetin e Caserta. Mësohet se bashkëshorti e kishte mbyllur italianen brenda garazhit të një vile të pabanuar dhe ushtronte dhunë ndaj saj prej kohësh, madje dhe në prani të djalit të tyre 9 vjeçar.

35-vjeçari u kap prej policisë pasi ishte fshehur në një shtëpi në Caserta. Ai tashmë do të përballet me akuzat për dhunë në familje dhe rrëmbim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco