Aksident në Shkodër, 19-vjeçari përplas me makinë të moshuarin

Aksident në Shkodër, 19-vjeçari përplas me makinë të moshuarin

11:54, 23/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 60 vjeçar. Shtetsi Xh.J 19 vjeç duke drejtuar mjetin ka përplasur shtetasin B.Ç 60 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në rrugën "Qemal Draçini", automjeti me drejtues shtetasin Xh. J., 19 vjeç, banues në fsharin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Xh. J. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco