Lufta, vriten dy ushtarë me origjinë shqiptare në Ukrainë

Lufta, vriten dy ushtarë me origjinë shqiptare në Ukrainë

11:49, 23/10/2023
A+ Aa A-

Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga radhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, për të cilën luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës.

Dermentli Anatoly nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës), lindi më 3 shtator 1980. Ai u mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias dhe në 15 tetor, humbi jetën në një mision luftimi.

Ndërsa ushtari tjetër me origjinë shqiptare, Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias).

Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, e cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por por u refuzua (për shkak të moshës).

Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonitë funerale të dy djemve shqiptarë, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre.

Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco