Skandali i përgjimeve/ Ardi Veliu largohet nga drejtimi i AMP-së

Skandali i përgjimeve/ Ardi Veliu largohet nga drejtimi i AMP-së

10:14, 23/10/2023
A+ Aa A-

Largohet nga posti i drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Burime për  gazetaren e Syri TV, Bleona Sari bëjnë me dije se sot pas mbledhjes së mëngjesit Veliu i ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i tyre.

Të njëjtat burime thonë se Veliu është shkarkuar nga detyra pas skandalit të përgjimeve të SKY dhe EncroChat.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Veliu e mbante postin e drejtuesit të AMP prej gati një viti.

Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bledi23/10/2023 10:23

Burimi i lajmit i bie te kete qene ne mbledhje me Ardi Veliun. "Po i njejti burim" nuk ka kurrsesi si te jete ne dijeni te pergjimeve.

Shto koment

Denonco