VIDEO/ Dy vëllezërit kultivonin kanabis në banesë, kapet 50 kg drogë

VIDEO/ Dy vëllezërit kultivonin kanabis në banesë, kapet 50 kg drogë

09:55, 23/10/2023
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar ra në pranga, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim gjatë një operacioni antidrogë në Dimal të Beratit.

Burime zyrtare të policinë thonë se vëllezërit Petrit dhe Armando Dyli kishin kultivuar 240 bimë narkotike në oborrin e një banese dhe kishin përshtatur një ambient të saj, për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet sekuestruan 50.8 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal. Ndërkohë, vijon punon për kapjen e vëllait të tij, shtetasit A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.  Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit P. D., 240 bimë narkotike, të cilat ai i kishte kultivuar në bashkëpunim me vëllanë e tij. Gjithashtu, këta shtetas kishin përshtatur një ambient të kësaj banese, për tharjen e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco