EMRAT/ Kapen në flagrancë duke vendosur baste, arrestohen 5 persona në Kurbin

EMRAT/ Kapen në flagrancë duke vendosur baste, arrestohen 5 persona në Kurbin

17:04, 19/10/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë kanë rënë 5 persona në Kurbin, pasi u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive në një lokal në pronësi të një 18 vjeçari.

Sipas burimeve për SYRI-n, të arrestuar janë Bruklin Halili, pronari i lokalit, Dritan Shupli, Fabio Halili, Marsel Kasmi dhe Valdano Murati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte vënë lokalin e tij, në dispozicion të vënies së basteve sportive, me celularë, dhe të organizimit të lojërave me letra, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur.

Sekuestrohen 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të disa lojërave të fatit.

Si rezultat i fazës së katërt të operacionit “Basti i fundit”, u vunë në pranga shtetasit: B. H., 18 vjeç, F. H., 20 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. Sh., 30 vjeç dhe V. M., 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.

Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco