EMRI/ Goditet me shkopinj i riu në Tiranë, përfundon në spital

EMRI/ Goditet me shkopinj i riu në Tiranë, përfundon në spital

21:46, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 21 vjeçar ka mbetur i lënduar për shkak të një konflikti që ka ndodhur mes tij dhe disa të rinjve.

Sipas burimeve për SYRI-n, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin Hysen Xhakolli dhe më pas janë larguar. 

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco