Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen në një çështje dhe 4 ekzekutimet në Durrës, mes tyre vrasja e 2 vëllezërve

Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen në një çështje dhe 4 ekzekutimet në Durrës, mes tyre vrasja e 2 vëllezërve

11:28, 17/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme, e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi këtë të martë në Gjykatë që të bashkohet me dosjen e plumbit të artë edhe cështja penale e dy ngjarjeve kriminale me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 ne Durrës.

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe në prill u vranë dy vëllezrit Besmir dhe Viktor Haxhia. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet.

Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë. Ne lidhje me autorët, emrat e tyre u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të drejtësis Nuredin Dumani u përcaktua gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndyshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”.

Seanca praprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco