VIDEO-FOTO/ I drejton pistoletën shitëses, autori dështon të vjedhë dyqanin e operatorit celular

21:44, 11/10/2023
A+ Aa A-

Një tentativë vjedhje ka ndodhur në një nga dyqanet e telefonisë celulare në lagjen e Kombinatit në Tiranë.

Sipas burimeve për SYRI-n, autori ka dështuar të marrë para nga shitëset të cilat e kanë nxjerrë jashtë dyqanit.

Një e dhënë tjetër është fakti se autori është me të njëjtën veshje si personi i cili kreu grabitjen e një dyqani telefonie celulare, por jo të së njëjtës kompani.  

Diskutimi:

Autori: Ju bëft mirë o goca, në fillim ma bëni hallall se nuk e bëj nga qejfi jam me transplant mëlçie

Shitësja: Me pistoletë lodër do grabitesh ti, dil jashtë!

Autori: Mos më provoko

Shitësja: Dil jashtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco