Policia e Kosovës ka ndaluar një serb tjetër nga Leposaviqi

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb tjetër nga Leposaviqi

13:13, 11/10/2023
A+ Aa A-

Forcat speciale të Policisë së Kosovës sot kanë ndaluar në Leposaviq një serb tjetër, në moshën 34-vjeçare dhe i kanë bastisur dhe shtëpinë.

Shtëpia e serbit të identifikuar si M.M ku jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij, ndodhet në një pjesë të qytetit që banorët vendas e quajnë Leposavsko.

Bashkëshortja e të arrestuarit ka konfirmuar për mediat se gjatë kontrollit, oficerët specialë i kanë thënë që t’i largojë fëmijët.

Ajo gjithashtu shtoi se bashkëshorti i saj ishte ndaluar për shkak të një postimi në Facebook, por se ajo nuk e dinte se nga cili vit ishte ai postim dhe se i ishte thënë se ai do të jepte deklaratë vetëm në stacionin policor.

Fqinjët e të arrestuarit kanë konfirmuar se janë shqetësuar nga kjo ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco