Shqiptarja në Izrael: Nuk iki, burri im është izraelit, dhe vajza ime ashtu ndjehet edhe pse flet shqip

Shqiptarja në Izrael: Nuk iki, burri im është izraelit, dhe vajza ime ashtu ndjehet edhe pse flet shqip

16:27, 09/10/2023
A+ Aa A-

Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael ka thënë situata e dy ditëve të fundit në Izrael është më e vështira që ka përjetuar në 30 vjet qëndrimi në Izrael.

Ajo tha se me gjithë situatën e rëndë nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli, pasi bashkëshorti i saj është izraelit dhe vajza e saj ndihet izraelite, edhe pse flet shqip.

‘Izraeli është një vend i lirë dhe demokratik, çdo njëri mund të jetojë aty ku do, çdo njëri është i lirë të bëjë me jetën e vet çfarë do. S’e kam menduar të largohem, se unë jam njëri që besoj në determinizmi, që çdo njëri ka fatin e vet’.

‘Burri im është izraelit, vajza ime e ndjen veten izraelite, edhe pse flet shqip, shoku i saj është mobilizuar. Dhe ne nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin, do qëndrojmë këtu bashkë’, tha ajo për Euronews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco