VIDEO/ Dhunohet barbarisht e moshuara, dëshmia: Njëri më goditi, e kafshova

15:31, 09/10/2023
A+ Aa A-

E moshuara Kaleme Dardha nga fshati Shenepremte i Divjakës ka rrëfyer për mediat tmerrin e kaluar tre ditë më parë, kur dy persona hynë në banesën e saj me dhunë, e dhunuan dhe i morën bizhuteri floriri.

Ajo ka treguar se hajdutët kanë qenë me kapuçë dhe se ka luftuar me ta.

Rahimja ka treguar se njëri nga grabitësit e kanë sulmuar nga pas, e gjatë përleshjes i ka kafshuar gishtat njërit prej tyre, që po e goditeshe e tërhiqte nga koka.

‘Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.

Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi.

Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë.

Në atë moment thash ‘o Zot i madh çfarë i kam bërë’ se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun. Ata erdhën dhe më gjetën të larë në gjak, kam vuajtur shumë.

Më pas ikëm në spital. Unë kërkoj nga shteti drejtësi, të dhunohet një plakë 70 vjeç, nuk bëhet kjo. Këtë nuk e bën as armiku. Unë them të dënohem rëndë’. - ka kërkuar Kaleme Dardha gjatë dëshmisë së saj për mediat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco