Ushtroi dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura, vihet në pranga 39-vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura, vihet në pranga 39-vjeçari

13:23, 09/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, banues në kryeqytet.

Shkak për arrestimi ne tij është bërë dhuna që ai ka ushtruar ndaj dy vajzave të tij të mitura.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco