58-vjeçari humbi jetën pasi ra nga lartesia, arrestohet përgjegjësi i punimeve në pallatin në Tiranë

58-vjeçari humbi jetën pasi ra nga lartesia, arrestohet përgjegjësi i punimeve në pallatin në Tiranë

13:04, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia. 34 vjeçari është përgjegjësi i punimeve në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T.M ditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë.

58 vjeçari ra nga lartësia e ashensorit ditën e djeshme duke humbur jetën. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme.

Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco