Anija ‘Butrinti’ në bashkëpunim me forcat turke shpëton 18 emigrantë në Egje

Anija ‘Butrinti’ në bashkëpunim me forcat turke shpëton 18 emigrantë në Egje

11:29, 09/10/2023
A+ Aa A-

Forcat Detare Shqiptare, pjesë e misionit të NATO-s ishin pjesë e operacionit të shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e detit Egje.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Anija “Butrinti”, ka mbyllur me sukses në bashkëpunim me forcat turke, mëngjesin e të hënës operacionin e kërkim shpëtimit të 18 emigrantëve në detin Egje.

“Anija “Butrinti” pjesë e misionit të Nato-s ‘Sea Guardian’, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare turke kryen me sukses mëngjesin e sotëm operacionin e përbashkët të kërkim-shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e Egjeut”, thekson Peleshi.

“Mirënjohje të gjithë efektivëve tanë për punën e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë detare në Mesdhe”, përfundon Peleshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco