Mbërrin në Rinas, avioni i parë me shqiptarë të evakuuar nga Izraeli

Mbërrin në Rinas, avioni i parë me shqiptarë të evakuuar nga Izraeli

07:10, 09/10/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së dielës ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

"Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael  u ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga ministri Igli Hasani

Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco