EMRAT/ Shisnin drogë në shkolla, pranga dy rinjve në Burrel

EMRAT/ Shisnin drogë në shkolla, pranga dy rinjve në Burrel

09:28, 07/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Burrelit ka vënë në pranga dy të rinj për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ata dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit.

Të arrestuarit janë për Xhesildo Canameti, 24 vjeç, si edhe Erald Kolën, 31 vjeç.  Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Si rezultat i patrullimeve pranë çdo shkolle të qarkut të Dibrës, për të garantuar zbatimin e Paketës së Sigurisë në këto ambiente, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të tyre.

Bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e lëndës narkotike, përreth shkollave në qytetin e Burrelit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet sasia prej rreth 2 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në afërsi të çdo shkolle në territorin e qarkut, me qëllim zbatimin e

Paketës së Sigurisë në shkolla dhe parandalimin e depërtimit të krimeve, në këto ambiente, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të këtyre ambienteve.

Shërbimet e Policisë arrestuan shtetasit Xh.C., 24 vjeç; E.K., 31 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale 'Falsifikimi i monedhave'), të dy banues në Burrel.

Këta shtetas u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, i'u gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, i'u gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte amballazuar në dy kavanozë qelqi.

Këta shtetas e kishin ndarë lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco