SYRI TV/ Humb jetën foshnja 8-muajshe, dyshohet mjekim i gabuar në pediatrinë Shkodër

18:26, 06/10/2023
A+ Aa A-

Ndërsa 3 vjeçari Brian Spahiu që ndërroi jetë pas rregullimit të dhëmballëve të stomatologu, një tjetër foshnje 8 muajshe ka humbur jetën në Spital. Prindërit e vogëlushit kanë kallëzuar doktorët për mjekim të pakujdesshëm, duke i akuzuar për mosdhënien e ndihmës, duke I dhënë si diagnoz prekjen nga viroza. 

SYRI TV

Pas vdekjes së 3 vjeçarit pas ndërhyrjes me anestezi totale në 14 dhëmbë në një klinike dentare në kryeqytet, një tjetër i mitur ka humbur jetën në spitalin e Tiranës. Një foshnje 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës ka humbur jetën në pediatrin e kryeqytetit. Sipas informacioneve, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth dy javë më parë, por është mbajtur e fshehtë. I mituri në 22 shtator u dërgua në spitalin e Shkodrës pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore. Mjekët e këtij spitali e mbajtën foshnjen 3 ditë të shtruar. Më pas ata i thanë prindërve që fëmija ishte me ftohje dhe se duhej transportuar në pediatrin e Tiranës për mjekim më të specializuar.  Sipas burimeve, fëmija u transportua në 25 shtator në gjendje të intubuar dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Tiranës. Sipas persoanlit mjekësor të pediatrisë Tiranë, shkak i vdekjes është se femija kishte shfaqur problem me zemrën dhe se duhej të bënte transplant por nuk ka mundur të mbijetojë. Pas ngjarjen së rëndë prindërit kanë kallëzuar në prokurori mjekët pediatër të spitalit Shkodër dhe pretendojnë se ata i kanë dhënë fëmijës së tyre mjekim të gabuar duke i shkaktuar vdekjen. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë dhe pafatësi mjekësore ndërkohe policia dhe prokuroria e këtij qyteti ka nisiur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë si dhe kanë sekuestruar kartelen mjekësore të të miturit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco