Vdekja tragjike e tre vjeçarit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj mjekut dhe stafit të klinikës

Vdekja tragjike e tre vjeçarit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj mjekut dhe stafit të klinikës

10:28, 06/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj mjekut Roland Xhaxho dhe stafit të klinikës për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, për vdekjen e djalit 3-vjeçar, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje dentare

Njoftimi:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Fëmija 3-vjeçar humb jetën pas trajtimit në klinikë, Prokuroria Tiranë nis hetimet për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco