Gjyshi i 13 vjeçarit që humbi jetën: Donocuam në polici, por nuk morën asnjë masë

Gjyshi i 13 vjeçarit që humbi jetën: Donocuam në polici, por nuk morën asnjë masë

22:48, 05/10/2023
A+ Aa A-

Guri Spahiu, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën tre ditë pasi mori mjekim nga mjeku Roland Xhaxho në klinikën e tij private në Tiranë, insiston se shkaktare e vdekjes së nipit të tij është narkoza.

Në një intervistë ekskluzivisht për “Top Story”, Spahiu ka rrëfyer debatin me mjekët e QSUT-së në spital.

Pjesë nga diskutimi:

Spahiu: Mjekët po këshilloheshin, po flisnin me njeri-tjetrin dhe më thanë që djali ka disa komplikacione, mund të ketë këtë, mund të ketë atë. Dëgjoni zotërinj u thashë – dhe nuk e mohon dot asnjë nga ata në qoftë se janë mjekë – faji i këtij u thash është se e ka bërë ky vetëm me narkozë.

Ku e di ti më tha njëra nga ato doktoreshat e vjetëra aty. E di i thash sepse kam qenë prezent aty kur e kam parë djalin, sepse e futa si kokërra e mollës dhe e nxora në gjendje kome.

Jo nuk është e vërtetë më tha doktori, djali do të dalë mirë nga kjo gjendje. Do të përmirësohet, do bëhet mirë.

“Më thoni ju, në rast se nuk është nga narkoza, nga cili shkak është kjo gjendje? Mjekët nuk punojnë me mund të ketë këtë dhe mund të ketë atë. A mund të më thoni se për çfarë po e kuroni? Cila është djagnoza për të cilën po më kuroni djalin”, u thash.

Ata ngelën. Ndërkohë nga shqetësimi që kishim ne kur po fliste Xhaxhua, njëri nga ata doktorët të cilit nuk ja di emrin por ishte me origjinë tepelenëse, po ky çfarë thotë tha. Dhe kjo sepse ata ishin të sigurt që fajin e kishte narkoza.

Duma: Kur ndodhi fatkeqësia zoti Spahiu?

Spahiu: Në orën 6 e 10, 6 e 20.

Duma: Juve çfarë bëtë në atë moment?

Spahiu: Ne ishim aty. Shkuam dhe bëmë denoncim në Polici.

Duma: Në cilin rajon?

Spahiu: Në rajonin numër 4. Na priti oficeri i Policisë, bëmë deklarimin, po prisnim për ndonjë reagim publik, e pamë që askush nuk po reagonte. U detyruam pastaj nëpërmjet medies të bënim publike ngjarjen…

Duma: Kjo tragjedi dhe fatkeqësi e juaja, ka pasur një kontakt nga institucionet, nga cilido institucion?

Spahiu: Asnjëri, dhe kjo është keqardhja më e madhe sepse edhe institucionet që e kanë për detyrë të reagojnë, nuk reagojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco