Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare, flet mjeku Roland Xhaxho: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë, fëmija kishte infeksion

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare, flet mjeku Roland Xhaxho: Prindërit firmosën për kryerjen e anestezisë, fëmija kishte infeksion

20:57, 05/10/2023
A+ Aa A-

Reagon mjeku anestezist Roland Xhaxho pas vdekjes së 3-vjeçarit, pak ditë pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi totale.

Ai thotë se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.

Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, deklaron ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco