SYRI TV/ Inceneratori i Elbasanit, 5.8 vite burg për Lefter Kokën

19:47, 05/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar disa prej akuzave të ngritura nga SPAK lidhur me Inceneratorin e Elbasanit. Kështu, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, teksa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg. Për këtë akuzë i pafajshëm u shpall edhe ish-ministri Lefter Koka, por ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burg për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa por për këtë cështje ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Posaçme. Ndërkohë që pasuritë që i janë sekuestruar nga ky organ lefter  Kokës i janë lënë të lira. Përveç aksioneve në kantinën e pijeve, të cilat do të vazhdojnë të jenë nën sekuestro. Mësohet se GJKKO ka dënuar me 7 vite burg Stela Gugalljen, por nga gjykimi i shkurtuar përfiton 2.2 vite ulje dënimi. Pëllumb Abeshi është dënuar me 4 vite heqje lirie nga GJKKO, por do të vuaj vetëm 2.8 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Nga ana tjetër Bardhyl Cabei është dënuar me 2 vite burg.

Të dënuar për inceneratorin e Elbasanit:

Alqi Bllako, i pa fajshëm

Lefter Koka, 5 vite e 8 muaj burg

Stela Gugallja 4.8 vite burg

Pellumb Abeshi 2.8 vite burg

Bardhyl Cabiri 2 vjet burg

Jonida Zeqo 2.8 vite burg

Serafin Papa 1.4 burg

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur fajtori nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. Mësohet se GJKKO ka vendosur që Mirel Mërtiri të dënohet me 10 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai përfiton ulje prej 3.2 vitesh burg.

Po ashtu dhe Klodian Zoto është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO, por me gjykimin e shkurtuar, nga dënimi i Zotos janë ulur 3.2 vite burg. Si Zoto ashtu dhe Mërtiri ndodhen në kërkim nga drejtësia shqiptare

Gaz: F.Gjinaj, op: M.Dervishi, mon: O.Demo

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco