‘Shtëpi bari' në Spanjë, 21 shqiptarë të arrestuar/ Kreu i bandës posedonte shumë të mëdha parash

‘Shtëpi bari' në Spanjë, 21 shqiptarë të arrestuar/ Kreu i bandës posedonte shumë të mëdha parash

19:06, 05/10/2023
A+ Aa A-

Pas një operacioni të autoriteteve spanjolle, një grup shqiptarësh, që merreshin me kultivimin dhe shitjen e kanabisit në shkallë të gjerë është shpërbërë këtë javë.

Sipas raportimit të mediave, grupi kontrollonte dhjetëra plantacione kanabisi përgjatë bregdetit katalanas, nga El Masnou në Miami Platja, ndërsa në pranga ranë 21 persona, duke përfshirë drejtuesit e organizatës dhe anëtarët më të ulët.

Kreu i grupit ishte një burrë me kombësi shqiptare, i cili prej vitesh jetonte në një apartament në Salou. Raportohet se ai posedonte sasi të mëdha parash, të cilat nuk mund t’i shpenzonte dot në prona. Mediat spanjolle shkruajnë se ai shpenzonte paratë për veshje të shtrenjta, bizhuteri dhe automjete.

Nga ana tjetër në plantacionet e kanabisit që ai drejtonte, punëtorët detyroheshin të punonin për muaj me radhë të mbyllur brenda në magazinë ose në shtëpinë ku ndodhej plantacioni, pa ujë të pijshëm, pa sistem ngrohjeje dhe në kushte të rënda.

Hetimet treguan se shumica ishin shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Katalunjës me detyrën e kujdesit për plantacionet e drogës. Raportohet se anëtarët e grupit ruheshin nga autoritetet dhe grabitjet e mundshme duke instaluar kamera në çdo plantacion dhe duke vendosur detektorë lëvizjeje.

Gjithashtu mësohet se pas prodhimit të kanabisit ata përdornin kamionë për të shpërndarë drogën në vendet e Evropës, duke shfrytëzuar edhe pozicionin e Katalunjës, pranë kufirit francez dhe dy porteve kryesore.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco