KAFE SHQETO/ Hoxha: Alfa e punës së policisë është parandalimi/ Bushkolaj: Dosjet pa ngarkesë politike, zbardhen

10:05, 29/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte këtë mëngjes Arjan Hoxha, ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, i cili ka komentuar situatën e rëndë kriminale në vend dhe shtimin e rasteve të kultivimit të kanabisit.

Hoxha ka komentuar edhe operacionet e fundit të bërë publike nga policia. Ai tha se ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga kryerja e këtyre krimeve, por është dashur më shumë punë pasi kemi të bëjmë më së shumti me persona të penduar.

"Duhet të punohet më shumë me prova. “Alfa e punës së policisë është parandalimi”, tha Hoxhaj.

"Ajo që duhet të vënë theksi është se u zgjodhen momentet që t'i serviren publikut, mendoj se këto operacione të vijonin në fshehtësi që të dokumentohej në mënyrë të plotë gjithçka".

Ndërsa gazetari i SYRI TV, Elkier Bushkolaj tha se operacionet se duhet te përshëndeten.

"Një dosje hetimore, kur nuk ka ngarkesë të madhe politike, mund të shkojë drejt zbardhjes," tha Bushkolaj.

Emisioni i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco