I penduari i drejtësisë zbardh edhe vrasjen e biznesmenit  Çajup Selimi

I penduari i drejtësisë zbardh edhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi

09:05, 28/09/2023
A+ Aa A-

I penduari drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur edhe vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qershor të 2021 në Tepelenë, në derë të shtëpisë.

Biznesmeni Çajup Selimi u vra në derë të shtëpisë në Tepelenë në lagjen ‘15 shtatori’.

Çajup Selimi ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë kur është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë.

Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesa për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco