Krimi që tronditi Dukagjinin, kush janë autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit

Krimi që tronditi Dukagjinin, kush janë autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit

08:20, 28/09/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë Dukagjini u trondit nga një krim i rëndë, ku babë e bir u bënë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat, babai ndërroi jetë Zef Guri dhe u plagos rëndë, i biri, Gjin Guri.

Mesohet se autorë të dyshuar të krimit janë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj si dhe Gjovalin Guri.

Sakaq, mësohet gjithashtu se në pyetje në polici janë marrë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj. Ndërkohë, Gjovalin Guri është djali i xhaxhait, ndërsa është person i shpallur në kërkim më herët për kultivim kanabisi.

Kujtojmë se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij në Shosh.

Si ndodhi atentati në Dukagjin, shkak konfliktet për kanabisin

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:45 (27 shtator) në zonën e Dukagjinit në malin e Shoshit, ku mbeti i vdekur Zef Guri  73 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri 43 vjeç.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur dhe është sjellë në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Shkak për këtë ngjarje është dyshohet se janë bërë konfliktet për kultivimin e kanabisit.

Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, mbërrin në spitalin e Shkodrës një person i plagosur

Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

Asokohe ai dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt helikopterit me efektivë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat ndërsa Gjin Guri figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si autorë të plumbave drejt helikopterit. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco