‘Lufta ndaj krimit, Emergjencë Kombëtare’/ Qëndresa Qytetare apel Policisë së Shtetit: Kërkoni ndihmë

‘Lufta ndaj krimit, Emergjencë Kombëtare’/ Qëndresa Qytetare apel Policisë së Shtetit: Kërkoni ndihmë

21:32, 27/09/2023
A+ Aa A-

Qëndresa Qytetare ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të sigurisë në vend, ku vetëm në 30 orët e fundit janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Në reagimin e saj në Facebook, QQ vlerëson se Policia e Shtetit duhet të kërkojë ndihmë nga aktorët e tjerë si shoqëria civile dhe mediat në betejën kundër krimit.

Postimi i plotë:

QQ: Lufta ndaj krimit, Emergjencë Kombëtare

QQ: 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në 30 orë, krimi sfidon policinë dhe terrorizon qytetarët.

Në harkun kohor të 30 orëve në vend janë shënuar 3 atentate me një bilanc tragjik, prej tre viktimash dhe 4 të plagosurish.

Paraditen e së martës në mes të Rrëshenit u vra një person në një atentat në kufijtë e masakrës, ku u plagosën edhe tre qytetarë të pafajshëm.

Autorët e kryen krimit para derës së komisariatit, teksa këto skena janë kthyer në traditë, në një krahinë ku gjakmarrja i ka rrënjët e forta, e ku e sfidon shtetin hapur.

Orët e fundit Sukthi i Durrësit dhe Dukagjini u tronditën nga dy atentate mafioze Fation, teksa prapavijë mendohet të kenë qenë larja e hesapeve.

Qëndresa Qytetarë e konsideron krimin Emergjencë Kombëtare dhe u kërkon institucioneve të marrin masa për të luftuar këtë fenomen.

Qytetarët e këtij vendi nuk duhet të jetojnë nën terrorin permanent të organizatave kriminale.

Qëndresa Qytetarë vlerëson së Policia e Shtetit duhet të kërkojë ndihmë nga aktorët e tjerë si shoqëria civile dhe mediat në betejën kundër krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco