Historia e pilotit shqiptar që u rrëzua në Spanjë duke transportuar drogë me helikopter

Historia e pilotit shqiptar që u rrëzua në Spanjë duke transportuar drogë me helikopter

20:22, 27/09/2023
A+ Aa A-

Në studion e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala,  u diskutua për rrëzimin e helikopterit me drogë në Spanjë, ku polit ishte ushtaraku Sokol Feka.

Gazetari Sokol Bregu tregoi takimin e parë me ushtarakun, ku ndër të tjera tha se mbahej si piloti më i mirë i kohës.

Ndërsa juristi Andi Hasanaj ndau detaje nga marrja e lejes së Sokol Fekas. Juristi tha se Feka mori leje përmes Facebookut, në shkelje me ligjin, ndërsa shtoi se shteti nuk kishte asnjë informacion se ku shkoi ushtaraku.

Pjesë nga diskutimi:

Sokol Bregu: U përzje politika se punonte në ushtri. Unë e takova gjatë një raportimi. Kishte rënë një zjarr në Llogora dhe mediat shkuan në vendngjarje. Kisha Sokol Fekan pilot me vete. Duke shkuar, bëri disa lojëra. Kur zbritëm, ai që e drejtonte helikopterin, aty e kam takuar për herë të parë. Një super pilot, a ishte ne hall. Kishte një page të vogël? A u rekrutua kur ishte në hallin më të madhe ekonomik? Po. Ushtria në atë kohë ishte ende në probleme të mëdha. Edhe lejen e ushtarakëve e hidhte firmën ministrja, apo edhe për të dalë jashtë shtetit.

Kur ky shtet ka qenë normal? Marrëdhënia e tij nuk ishte thjesht një pilot shqiptar me krimin. Pas rënies së këtij helikopteri, organizata mafioze që organizonte krime nga Maroku në Spanjë ishte pjesë e saj.

Ditën që është rrezuar helikopteri, marokenët kërkuan 2 helikopterë të tjerë që kishin qindra mijë euro.

Andi Hasanaj: Në ato vite që ka ndodhur ngjarja, ushtria shqiptare nuk ka qenë shumë e paorganizuar, pasi ka qen pjesë e NATO-s. Kemi dy punonjës të forcave të armatosura që ikin jashtë shtetit gjatë lejes dhe shteti s’dinte gjë. Procedura e lejes është shkelur, por duhen hetime nëse ka qenë neglizhencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco