Graçanica ul flamujt në gjysmështizë për terroristët serbë të vrarë në Banjskë

Graçanica ul flamujt në gjysmështizë për terroristët serbë të vrarë në Banjskë

20:16, 27/09/2023
A+ Aa A-

Komuna e Graçanicës po respekton vendimin e subjektit politik Lista serbe që komunat e Kosovës të banuara me popullatën shumicë serbe të shpallin tri ditë zie. Kjo komunë ka ulur flamujt gjysmështizë dhe po e respekton ditën e zisë për terroristët e vrarë të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Flamuri shtetëror serb në Graçanicë është ul në gjysmë shtize edhe në qendër të qytetit, vendbanime familjare dhe shkolla.

Kujtojmë se, Serbia ka shpallur e shpalli të mërkurën kombëtare për terroristët serbë të vrarë në Banjskë gjatë përplasjes së armatosur me policinë e Kosovës. Këtë vendim e bëri të ditur kryeministrja Ana Bërnabiç, e cila foli për ngjarje tragjike, duke iu referuar sulmit, por që nuk u distancua nga agresorët.

Nga ana tjetër, edhe Lista Serbe ka shpallur tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë, edhe pse nuk ka legjitimitet për ta bërë këtë. Gjatë një reagimi për sulmin terrorist në Banjskë, kjo forcë politike nuk dënoi agresionin luftarak, por vetëm kërkoi hetim për serbët e vrarë nga forcat speciale të Kosovës.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vijon fushatën e tij për të bindur ndërkombëtarët që edhe në këtë rast, kryeministri Albin Kurti është fajtori.

Ai u takua në Beograd me përfaqësuesit diplomatik të Amerikës, Britanisë, Francës, BE-së, Italisë dhe Gjermanisë për të kërkuar që vetëm KFOR-i të kujdeset për sigurinë në veriun e Kosovës, dhe jo policia e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco