Atentati me një të vrarë në Dukagjin, zbulohet e shkuara kriminale e të plagosurit

Atentati me një të vrarë në Dukagjin, zbulohet e shkuara kriminale e të plagosurit

19:36, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malin e Shoshit, në Dukagjin të Shkodrës.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri ndaj babë e bir, Zef dhe Gjin Guri. Për pasojë, ka mbetur i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rendë, Gjini.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, një zonë e thellë malore.

Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qënë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me arme zjarri ndaj policisë qe ushtronte kontrolle për kanabis në Dukagjin ndërsa në 15 Nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit, u vendos tritol.

Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja. 

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco