Tiranë/ Zjarr në një banesë, plagoset 85-vjeçarja

Tiranë/ Zjarr në një banesë, plagoset 85-vjeçarja

12:45, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë në një banesë private në rrugën “Altin Basha” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 dhe dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në bombulën e gazit.

Për pasojë është dëmtuar një 85 vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco