Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Kamionçina përplaset me motorin, plagoset 1 person

Aksident në aksin Korçë-Maliq/ Kamionçina përplaset me motorin, plagoset 1 person

11:58, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Symiz.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motor

Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Maliq/Informacion paraprak 

Sot në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Symiz, Maliq, automjeti kamionçinë tip "Benz" me drejtues shtetasin R. Sh., 35 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Lin, Pogradec, i cili për pasojë ka marrë disa dëmtime trupore dhe u mjekua në spitalin e Korçës. 

Me drejtuesin e automjetit shtetasin R. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco