Meta takon reporterët e KiE: Do të kontribuojmë për një opozitë të unifikuar si alternativë qeverisëse

Meta takon reporterët e KiE: Do të kontribuojmë për një opozitë të unifikuar si alternativë qeverisëse

11:14, 27/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, Asim Mollazada, Jonut Stroe si dhe Bas Klein. Ky fakt u bë i ditur nga vetë Meta përmes rrjeteve sociale. Ai theksoi se me bashkëreportërët diskutuan mbi një sërë problematikash, koprrupsioni apo çështjen e zgjedhjeve.

"Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë, të kontribuojmë për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve dhe vendit.”, shkruan Meta.

“Prita sot në një takim bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, z. Asim Mollazada, z. Jonut Stroe dhe z. Bas Klein gjatë vizitës së tyre faktmbledhëse në Shqipëri. Biseduam për situatën shumë të rëndë të kapjes së shtetit, cënimin e institucionit të votës së lirë, pasojat që sjell kontrolli i parlamentarizmit nga ekzekutivi, lidhjen e ngushtë të krimit me qeverisjen, korrupsionin endemik në çdo qelizë të administratës publike dhe zhgënjimin që drejtësia selektive shkakton në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ndava me ta angazhimin e palëkundur të Partisë së Lirisë për shpëtimin e pluralizmit në vend, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe për dedikimin e çdo energjie për përparimin e integrimit Europian të Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë, të kontributojmë për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve dhe vendit.”, shkruan Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco