SYRI TV/ Dëmtohet përroi i fshatit Selitë në Cërrik, banorët: Rrezik për përmbytje

11:00, 27/09/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të fshatit Selitë në Cërrik kërkojnë ndërhyrje për rehabilitimin e një përroi. Sipas banorëve, shtrati i përroit është dëmtuar dhe rrezikohet vërshimi i ujit për shkak të gërryerjes ë inerteve.
Nga SYRI TV

Reshjet e shiut përbëjnë gjithmonë një kërcënim serioz për daljen nga shtrati të përroit të fshatit Selitë në bashkinë Cerrik.

Gërryerja e vazhdueshme e inerteve, ka bërë që shtrati i përroit të dëmtohet, duke rrezikuar vërshimin e ujit në fshat sa herë ka reshje të dendura shiu.

Sipas banorëve, shqetësimi për këtë përrua është ngritur shpesh prej tyre në institucionet përkatëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

SYRI TV u interesua në bashkinë e Cërrikut për të marrë një përgjigje lidhur me shqetësimin e banorëve të fshatit Selitë. 

Bashkia, jashtë kamerave shprehet se është në dijeni të situatës dhe problematikës që ngrenë banorët e Selitës, por e ka të pamundur të ndërhyjë për rikonstruksionin e shtratit të përroit, pasi ai varet nga Bordi i Kullimit të Korçës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco