GJKKO lë në burg avokatin Arian Cengu, i akuzuar për ndikim të paligjshëm për lirimin e një të burgosuri

GJKKO lë në burg avokatin Arian Cengu, i akuzuar për ndikim të paligjshëm për lirimin e një të burgosuri

10:27, 27/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, 38-vjeçarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim lirimin e një të prangosuri.

38-vjeçari i cili aktualisht punonte si avokat, akuzohet se ka ndikuar në  mënyrë  të pa ligjshme, në  vitin 2021 për  zbutjen e masës  së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi.

Cengu u arrestua dje me urdhër të SPAK, me anë të bashkëpunimit të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco